Tirana me mensë sociale në Laprakë, të varfrit do të kenë një vakt falas
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vizituar sot mensën sociale në Laprakë e cila u vjen në ndihmë rreth 300 personave. Ndërsa u shërbeu drekën, Veliaj premtoi se asnjë qytetar që është në nevojë nuk do e kalojë ditën pa pasur një vakt të ngrohtë.Në zonën e Laprakës dhe në kodër Kamëz një mensë sociale ofron vakt ushqimi falas për të varfërit, të pasterehët dhe me aftësi të kufizuar.Bashkia e Tiranës ka rehabilituar ambjentet e kësaj mense dhe riaktivizuar shërbimet e saj psiko-sociale.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj më të rinjtë vullnetarë që shërbjnë në këtë mensë u kanë sevirur vaktin e ushqimit të pamundurëve ndërsa ka premtuar vëmendje ndaj kësaj kategorie.Erion Veliaj: “Për ata që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar kanë gjetur në shërbimin e Bashkisë së Tiranës një qendër ku jo vetëm shërbehet një vakt i ngrohtë çdo ditë, por ka shërbime të terapisë, shërbime psikosociale. Ajo që na dallon nga qytetet e tjera nuk besoj se është asfalti, ndërtimet dhe infrastuktura. Ajo që na dallon është njerzillëku dhe fakti që ne bëjmë për njëri tjetrin, rrëzohemi e ngrihemi bashkë. Ne do vazhdojmë me këtë skemë të mensave sociale edhe në disa zona të tjera të Tiranës për tu siguruar që në një qytet të mirë dhe në një qytet solidar askush nuk gdhihet ose ngryset pa një vakt të ngrohtë”.Në qendër marrin kujdes dhe ushqim rreth 300 persona.Shërben një staf prej 15 vetash si psikologë, punonjës socialë, fizioterapist, terapist, operator social dhe staf mbështetës, duke ofruar terapi zhvillimi, këshillim dhe asistence sociale.Ushqimet dhe ofrimi i shërbimeve bëhet në mënyrë vullnetare nga qytetarë të Tiranës, binzesi ndërsa investimet nga Bashkia e Tiranës dhe donatorë të huaj.
/Oranews.tv/