Rekord arkëtimesh, Boom kërkesash për "Batman v Superman: Dawn of Justice”

"Batman v Superman: Dawn of Justice" ka arritur të arkëtojë shumën e 424 milionë dollarëve në kinematë në mbarë botën, në vetëm 5 ditë që nga premiera e saj.Totali global, i katërti më i lartë në botë, përfshin edhe 170.1 milionë dollarë të arkëtuar vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rekord për muajin mars.Në Britaninë e Madhe, arkëtimet arritën në 20 milionë dollarë, një rekord gjithashtu për muajin mars.Filmi, që sjell bashkë për herë të parë dy heronjtë e njohur, është një sukses i jashtëzakonshëm për "Warner bros", studio që muajt e fundit është goditur nga një seri dështimesh të njëpasnjëshme, si "Jupiter Ascending" dhe "Pan".Adaptimi me "DC Cosmics" për të cilin janë dashur 250 milionë dollarë për ta realizuar, ky është filmi i dytë me arkëtimet më të mëdha për Ëarbner bros, që pas "Harry Potter".Jeff Goldstein, drejtues i studios filmike "Warner Bros" tha: "Ka një hendek shumë të madh mes asaj çka shkroi kritika dhe interesit e përgjigjesh së fansave në mbarë botën".E ndërsa kritikat nuk ishin të mira, kërkesat për bileta në kinematë e Nju Jorkut ka qënë e jashtëzakonshme."Batman v Superman: Dawn of Justice" po shfaqet në 40 mijë ekrane kinemashë në 66 shtete të ndryshme të botës mes të cilave 16 mijë në Kinë, 4242 në SHBA, 1701 në Britani dhe 1696 në Korenë e Jugut."Fansat janë ata që i vënë vulën gjithckaje" thotë Jeff Bock, një ekspert ui tregut. "Kjo tregon sesa të fortë janë karakteret".Filmi ëshët prodhim i Warner Bros që ka bërë bashkë regjisorin Zack Snyder dhe aktorët Ben Affleck e Henry Cavil.Por gjithsesi "Star Wars: The Force Awakens" mban ende rekordin botëror për arkëtimet më të larta, ku vetëm në muajin dhjetor u shitën bileta në shumën e 529 milionë dollarëve.Këtë fundjavë, filmi që kryesoi në kinema ishte animacioni më kafshë Zootopia."My Big Fat Greek Wedding 2" me aktore dhe skenar të shkruar nga Nia Vardalos, me filmin e parë një sukses të padiskutueshëm, ëhstë pozicionuar në vendin e tretë me 18.1 milion dollarë arkëtime.batmansuperreed2 batman-vs-superman-dawn-of-justice-759 batman-v-superman-dawn-of-justice-ben-affleck Batman V. Superman: Dawn Of Justice batman-v-superman-dawn-of-justice-poster-superman