Vrasja e Zyra Hidës në Amsterdam, policia identifikon trafikuesit, shpallen në kërkim

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas nga Elbasani, të dyshuar si autorë të trafikimit të shtetases Zyra Hida, e vrarë në vitin 1997 në Amsterdam të Holandës.Efektivët  e  policisë  thonë se po  punojnë  për  kapjen  e  shtetasve  SH.M   dhe  G.S.Ndaj   tyre  janë  referuar  materialet  në  Prokurorinë  e  Krimeve  të  Rënda  Tiranë  për  veprën  penale  “Trafikimi  i  personave” .Zyra Hida u identifikua 19 – vjet nga vrasja në Amsterdam, pasi një grup gazetarësh hollandezë të televizionit “SBS” erdhën në Shqipëri dhe arritën të gjenin familjen e saj.“Shtetasja  u  identifikua  nga  familjarët  si  Zyra  Hida,  e  datëlindjes  1966,  banuese  në  Elbasan , e  larguar  nga  banesa   në  vitin  1995.Specialistët  e  Sektorit  kundër  trafiqeve  të  paligjshme,   në  Drejtorinë  Vendore   të Policisë  Elbasan,  menjëherë  nisën  hetimin  dhe  rezultoi  se  viktima  nga  viti  1995 deri  në  vitin 1997  ishte  trafikuar  drejt    shtetit  Italian dhe  më  pas  në  Hollandë  me  qëllim  shfrytëzimin  e  saj  për  prostitucion” sqaron më tej policia.