Shqiptar i papunë kapet me 3 kg heroinë në Itali, shërbente si korrier

Një shqiptar me një sasi prej 3 kg drogë e llojit heroinë është arrestuar nga policia italiane.Shqiptari Arian Mellushi, 40 vjeç, ishte korrier droge, ndërsa u arrestua në zonën e San Salvo.Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai ishte i papunë dhe se i shërbente një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës.Gjithashtu, thuhet se heroina është trafikuar nga Shqipëria, ndërsa kap një vlerë prej 60 mijë eurosh.Operacioni i koduar “Tirana” u zhvillua pas rreth 6 muaj hetime, ku shqiptari mbahej nën vëzhgim. Mësohet se ai shërbente si korrier droge nga Tirana në Itali. Lënda narkotike do të shpërndahej në zonën bregdetare.Arrestimi është vërtetuar edhe nga gjyqtari, ndërsa shqiptari mbetet në burgun e Torre Sinello.Ai do të merret në pyetje nga hetuesit për të mësuar mbi linjat e trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Shqiptari, sipas medieve italiane, mund të jetë një ndërlidhës i rëndësishëm./Ora News/