Gjyqi Beqaj-Basha, kreu i PD kërkon pushim; Ministri: Ka frikë të përballet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar në gjykatë pushimin e padisë të ngritur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për shpifje. Sipas avokatit të Bashës, gjykata eshtë shprehur njëherë për këtë padi dhe çështja ndodhet në Apel. Por i pranishëm në seancë, Ministri i Shëndetësisë Beqaj akuzoi Bashën se po i bën bisht proçesit përmes proçedurave.Ka zgjatur vetëm disa minuta seanca e parë e shqyrtimit të padisë të ngritur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Shkak është bërë kërkesa e avokatit të Bashës, i cili kërkoi pushimin e padisë me argumentin se kjo gjykatë është shprehur njëhere për këtë  çështje duke e pushuar dhe tashmë dosja po shqyrtohet në Apel.Por kjo kërkesë ka ngjallur reagimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm ne gjykatë që akuzoi Bashën se po fshihet pas proçedurave.Beqaj: Lulzim Basha vazhdon ti bishtnojë përballjes me të vërtetën me proçedurë. E ka filluar këtë histori para shumë vitesh, ka bërë akuza publike nga personit tim. I kërkoj të vijë ai apo përfaqësuesi i tij në gjykatë vërtetësinë e akuzave që pretendon se ka bërë.Seanca e radhës u la për në 11 prill, pasi gjykatës i duhet kohë për të verifikuar se në çfarë faze ndodhet padia e parë në gjykatën e Apelit.Ministri i Shëndetësisë pretendon se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij në një deklaratë të bërë në 17 nëntor 2015 para selisë së PD, ku Basha e ka akuzuar për favorizim të disa kompanive në tendera.