Dëmtimi i argjinaturës, qytetarët: Rrezikohemi nga përroi i Zaranikës

Qytetarët e Elbasanit në lagjen "Vullnetari" ngrenë shqetësimin e dëmtimit të argjinaturës së përroit të Zaranikës në disa pika. Banorët thonë se në rast reshjesh përroi rrezikon të dalë nga shtrati duke u rrezikur edhe jetën në rast përmbytje.Për banorët e lagjes Vullnetari në Elbasan, të cilët banojnë në afërsi të përroit të Zaranikës kjo situatë prej muajsh është e pandryshueshme dhe se askush nga pushteti lokal apo qëndror nuk janë ofruar për rregullimin e argjinaturës, nga dëmtimi i së cilës thonë se mund tu rrezikohet jeta.Banore: “Vijnë e bëjnë punën, e bëjnë shkel e shko sepse po të bëhet punë e mirë nuk prishet ajo. Ne jemi të rrezikuar këtu. Fëmijët kalojnë me frikë, i kalojnë prindërit te ura”.Banor: “Ka një vit e gjysmë. Duhet izoluar me hekur. Shtëpia nuk izolohet pa hekur”.Banore: “Nuk është bërë ndërtimi siç duhet. Pjesërisht ka shumë vende që është prishur. Për mendimin tim duhet pastruar ajo prita lart në radhë të parë. Pastaj të bëhët riparim komplet Zaranika”.Ndërkohë prej janarit të këtij viti, Bordi i kullimit i Elbasanit i ka kaluar qarkut të Korçës./Oranews.tv/