Emigrantët protestë në kampin Idomeni, kërkojnë hapjen e kufirit

Azilkërkuesit e kampit të Idomenit kanë protestuar edhe njëherë në ndarjen territoriale midis Greqisë dhe Maqedonisë, duke kërkuar hapjen e kufinjve nga qeveria e Shkupit. Protesta e tyre vazhdoi përgjatë gjithë natës, teksa nuk u regjistruan incidente. Azilkërkuesit brohoritën në kor fraza ku kërkohej hapja e kufinjve. Ndërkohë, qeveria greke ka vendosur në dispozicion autobusë për të transferuar emigrantët drejt qëndrave të tjera të strehimit, por nga 12.000 refugjatë, vetëm 1.000 prej tyre kanë pranuar të largohen.Emigrantët e bllokuar tashmë prej javësh në kufirin greko-maqedonas kanë protestuar edhe njëherë, duke kërkuar që qeveria e Shkupit të hapë portat kufitare në mënyrë që ata të kenë mundësi të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore.Protesta e tyre ishte paqësore dhe vazhdoi përgjatë gjithë natës.Azilkërkuesit brohoritën në kor fraza ku kërkohej hapja e kufinjve.Qeveria greke ka nisur përpjekjet për të bindur emigrantët që të transferohen në qëndra të tjera strehimi.Për të kryer këtë proçes, Athina zyrtare ka vendosur në dispozicion dhjetëra autobusë për transportin e azilkërkuesve.Megjitahtë, autoritetet shprehen se shumica e refugjatëve refuzojnë që të largohen nga kampi i Idomenit.Në këtë qëndër strehimi ndodheshin gjithsej 12.000 emigrantë, por vetëm 1.000 prej tyre pranuan që të largohen në mënyrë vullnetare.Pjesa tjetër e azilkërkuesve shprehet se ka sakrifikuar çdo gjë për të mbërritur në Europën Perëndimore dhe se nuk mund të dorëzohen në këtë pikë të rrugëtimit të tyre.Ndërkohë, ky emigrant thotë se përveç faktit që kufinjtë nuk do të hapen, autoritetet nuk po u japin emigrantëve asnjë informacion tjetër të vlefshëm.Ai shton se shumica dërmuese e azilkërkuesve nuk kanë arritur të bashkohen me familjarët e tyre që kanë mundur të mbërrijnë në një prej shteteve të Europës Perëndimore.Një problem tjetër shqetësues në kampin e Idomenit përbëjnë rezervat ushqimore që janë drejt fundit si dhe mungesa e kushteve higjenike.