PD: Rama u kërkon nxënësve të ekselencës të bashkohen me trafikantët
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se u kërkon nxënësve të ekselencës të bashkohen me bandën e trafikantëve, tutorëve dhe hajdutëve. Në një dalje për mediat nga selia blu, duke publikuar emailet që sipas PD Rama i ka dërguar ekselenteve, Boçi i bëri thirrje të rinjve ta hedhin në koshin më të afërt të plehrave, këtë përqeshje dhe shantazh të Edi Rames.Luçiano Boçi: Edi Rama i konsideron shkollat publike në vend, si organizata të partisë së tij dhe gjimnazistët si të rinj të paditur, duke ndërhyre brutalisht tek ta, me anë të letrave ku ju kërkon anëtarësim.Ju kërkon nxënësve më të mire, të bashkohen me më të zinjtë e vendit. Ju kërkon të rreshtohen me Roshin e me Bushin, me Ndokën e me Peçin, me Ndonin e me Cubin, me Prengën e me Frrokun, me njerëz pra që si arritje kryesore shënojnë trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, vrasje, grabitje dhe dhunime.Ju kërkon më të mirëve të gjimnazeve shqiptare, të bashkohen me trafikantë, banditë e vrasës të dënuar, apo të ndjekur e në ndjekje penale.Ne i bëjmë thirrje të rinjve ta hedhin në koshin më të afërt të plehrave, këtë përqeshje dhe shantazh të Edi Rames.Liria e zgjedhjes në këtë vend është arritur me gjak e sakrifica, dhe nuk mund të preket nga askush.
