Banorët e Novoselës në protestë: Na vlerësoni dëmet e përmbytjeve

95 familje në Novoselë kanë protestuar në qendër të Njësisë Administrative për mospërfshirje në procesin e dëmshpërblimit për përmbytjet e vitit të kaluar.Banorët thonë se Komisioni i Vlerësimit të dëmeve në Bashkinë e Vlorës ka bërë konstatimet në mënyrë selektive, duke favorizuar familje që nuk janë prekur nga uji dhe madje nuk jetojnë në Novoselë.Banorët e Novoselës të prekur nga përmbytjet paralajmërojnë përshkallëzim të protestave duke bllokuar rrugët nacionale nëse nuk ribëhet vlerësimi i dëmeve.Gjithsej nga vërshimi i Vjosës në shkurt 2015 prekën të paktën 600 familje.