Falimentimi i kompanive të mëdha, Sejko: Rriten kreditë e këqija

Guvernatori i Bankës së Shqipërise  Gent Sejko gjatë bilancit të këtij institucioni për vitin 2015, u shpreh se ka ende hapësirë për të ulur normën e interesit. Për kreditë e këqija guvernatori Sejko tha se ka patur likujditet nga biznesi por falimentimi i kompanive të mëdha në fushën e industrisë pritet të reflektohet në rritjen e kredive të keqija saktesoi ai duke premendur këtu shoqerinë KURUM dhe ARMON. Ndërsa deputeti i mazhorancës Anastas Angjeli i sugjeron Bankës së Shqipërisë rritjen e investimeve dhe përmirësimi I klimës së binzesit. Banka e Shqipërisë ka parajamëruar ulje të mëtejshme të normës së interesit si pasojë e kreditimit të dobët në ekonomi.Gjatë raportimit në Komisionin Paralamentar të Ekonomisë dhe Financave, guvernatori i Bankës së Shqipërise Gent Sejko tha se ka ende hapësirë për të ulur normën e interesit ndërsa u ndal në shqetësimin e rritjes se kredive të këqija nga falimentimi i kompanive të mëdha si Kurum dhe Armo.Deputeti i mazhorancës Anastas Angjeli i sugjeroi Bankës së Shqipërise të përmirësojë investimet dhe klimën e binzesit.Angjeli: BSH të rrisë influencën e saj për të përmirësuar investimet në vend. Të ketë fokus drejt përmirësimit të Klimës së biznesit, të fokusohet edhe në kredinë për ekonomi, reduktim i kredive me probleme, vijim i forcimit të mbikëqyrjes dhe rritjes së transparences.Guvernatori sejko i qëndroi parashikimit se rritja ekonomike në vend do të jetë rreth 3% gjatë vitit 2016./Oranews.tv/