Rriten eksportet e perimeve në Lushnje

Veç tregut vendas, fermerët shqiptar vitet e fundit po arrijnë të depërtojnë edhe në tregjet rajonale e më gjerë. Drejtuesit e zyrës së Bujqësisë në Lushnje thonë se sasia e produkteve të eksportuara rritet nga viti në vit, duke gjeneruar fitime të kënaqshme për fermerët dhe vetë.Veç prodhimeve të hershme, treg në vendet e rajonit po zënë edhe prodhimet e vona si karrota, lakra e bostani.Për të qenë direkt në kontakt me importuesit, fermerët lushnjarë janë bashkuar në shoqëri të vogla për të shmangur të tretët dhe duke siguruar në këtë mënyrë më shumë të ardhura.