Ferguson largohet me festë nga ndeshja e fundit në "Old Trafford"

Aleks Ferguson ka përshëndetur tifozët e Mançester Junajtid në atë që ka qenë ndeshja e tij e fundit në stadiumin "Old Traford" në drejtimin e skuadrës, pas suksesit 2-1 ndaj Suonsit.Në një ditë emocionuese ku të gjithë tifozët e "djajve të kuq" kanë përshëndetur trajnerin më të suksesshëm në Britani, skuadra ka nderuar skocezin i cili ka ngritur i pari lart trofeun e titullit të 20-të kampion në Premier League."Faleminderit të gjithëve, ka qenë eksperienca më fantastike e jetës time. Kam qenë shumë me fat që kam drejtuar lojtarët më të mirë të këtij vendi. Të gjithë ata kanë përfaqësuar këtë klub në mënyrën e duhur", ishin fjalët e Ferguson që mbajti një fjalim të shkurtër emocional në fund të takimit.Përsa i përket ndeshjeve të tjera të kësaj jave, Totenhem ka qëndruar në garë për vendin e katërt në Ligën e Kampioneve duke mundur 2-1 Stok Sitin dhe tashmë duke kaluar trysninë te Arsenali. "Topçinjtë" kanë një ndeshje të vështirë në mesjavë ndaj Uiganit, që fitoi Efe Kap, por që do të bjerë nga kategoria nëse nuk mund skuadrën e Venger në ndeshjen e prapambetur të javës së 37-të. Ashtu si Totenham në javën e 37-të kampionatit anglez fitore arriti edhe Chelsi që siguroi automatikishtë vendin e 3-të në renditje. ndërsa edhe Liverpul shënoi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fulhem me rezultatin 1-3. Në javën e parafundit të kampionatit anglez janë shënuar këto rezultate:Aston Vila - Chelsi 1-2Stoke Siti - Tottenham 1-2Everton - Uest Ham 1-0Fulham - Liverpul 1-3Noruiç - Uest Bromuiç  4-0Kuins Park Renxhers - Njukasell 1-2Sanderlend - Southempton  1-1Manchester United -  Suanse 2-1