Juncker për sulmet në Bruksel: Po të ndiqnit këshillat e BE tragjedia do të evitohej
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është shprehur se tragjeditë e muajivë të fundit si dhe situata e vështirë në të cilin gjendet kontinenti i vjetër mund të ishte evituar në rast se shtetet anëtare të BE do të kishin ndjekur këshillat e institucionit që ai drejton.Komisioni Europian ka propozuar më herët instalimin e një programi të njëjtë në pikat kufitare të shteteve anëtare, i cili do të mbledhë të dhënat kryesore dhe detaje të rëndësishme të të gjithë udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga Unioni.Megjithatë një propozim i tillë nuk i ka kaluar me proces të gjitha hapat e miratimit. Pavarësisht kësaj Juncker u shpreh optimist duke thënë se sistemi mund të miratohet gjatë vitit të ardhshëm nga PE.Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 16:00 Bashkimi Europian do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme. Në mbledhje do të jënë ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë të vendeve të BE.Lajmi bëhet i ditur përmes Tëitter nga Holanda, e cila mban presidencën e radhës të BE.Po ashtu në mbledhje do të marrin pejsë edhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian.Mbledhja do të zhvillohet në Bruksël për ti dhënë një përgjigje europiane sulmeve terroriste./Oranews.tv/