Pro heqjes së depozitave, por më parë furnizimi 24 orë me ujë

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon pastrimin e depozitave të ujit ose çmontimin e tyre për shkak se uji i tyre është i papaster dhe burim i një sërë sëmundjesh. Ekspertët e shëndetit mbështesin projektin e Bashkisë së Tiranës për heqjen e depozitave por thonë se nevojë e menjehershme është furnzimi pa ndërprerje i ujit të pijshëm.Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik referuar studimeve dhe monitorimeve të kryera së fundmi evidentojnë më shqetësim se ujin në depozitat e pallateve është johigjenik për shkak se nuk bëhet pastrimi apo dezinfektimi i tyre.Specialistja në ISHP Valbona Bara apelon për mirëmbajtjen e depozitave vetjake.Valbona Bara: “Nga verifikimet tona që kemi bërë por dhe nga kolegët tanë në rrethe në kontrollet e ujit që kemi bërë dhe studime të ndryshme, uji para hyrjes në depozitë ka rezultuar i pastër dhe pas daljes nga depozita ka rezultuar me ndotje.Depozitat nuk plotësojnë kërkesat higjeno-sanitare për furnizimin me ujë të sigurt të popullatës”.Sipas ISHP, uji i depozitave është burimi infeksioni për shëndetin e qytetarëve.Valbona Bara: “Zakonisht janë sëmundjet gastrointestinal, diarretë e ndryshme si dhe sëmundjet infketive me origjinë hidrike por nga uji i depozitave".Ekspertët e shëndetit mbështesin projektin e bashkisë për të hequr depozitat mbi tarracat e popullatës por thonë se nevojë është furnizimi pa ndërpreje me ujë të pijshëm./Oranews.tv/