Adoleshenti amerikan më me fat, i shpëton 3 sulmeve terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 16:26
Një adoleshent amerikan i cili ishte plagosur në sulmet terroriste të Brukselit i kishte shpëtuar më parë plagosjeve në shpërthimet e Parisit dhe Bostonit.Chad dhe Kimberly Wells thanë të mërkurën se ishte një "mrekulli" që djali i tyre, Mason 19 vjeç, i mbijetoi sulmit vdekjeprurëse në Belgjikë, duke thënë se ai ishte vetëm pak metra nga ku një bombë shpërtheu në aeroportin Zaventem.Wells tha se djali i tij shpëtoi me djegie të vogla dhe ishte në "humor të mirë". Ai ka deklaruar gjithashtu se Mason i mbijetoi shpërthimit të Bostonit në vitin 2013 dhe sulmeve të vitit të kaluar në Paris.