Stuhi në det dhe reshje të shumta shiu gjatë orëve në vazhdim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 16:14
Dita e sotme dhe ajo e nesërme do të shoqërohet me shira të konsiderueshëm.Në zonat verilindore të vendit do të ketë reshje dëbore.Më datë 25 mars, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të shoqëruara me reshje të pakta kryesisht në zonat jugore të vendit.Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë dt. 24 - 26 mars ndërsa më pas, parashikohet sërish rritje e tyre.Gjatë mbrëmjes së sotme, reshjet do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa do të shoqërohet edhe me stuhi ere.Shpejtësia e erës në zonat bregdetare do të jetë e lartë deri në mbi 70 km në orë duke sjellë probleme në trafikun detar.Sipas Institutit Meteorologjik, nuk përjashtohet as mundësia e breshrit./Ora News/