Meta në Kosovë: Kriza politike të zgjidhet me dialog

Gjatë vizitës së tij në komunën e Pejës në Kosovë, kryeparlamentari Ilir Meta ka bërë thirrje partive politike të zgjidhin mosmarrëveshjet mes dialogut. Meta tha se ka ende hapësira për të punuar mes qeverisë dhe opozitës për të ardhmen e Kosovës. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta duke iu referuar situatës politike ka bërë thirrjeve autoriteve për dialog.Sipas Kreut të kuvendit, ka ende hapësira për të punuar për zgjidhje të përbashkëta mes qeverisë dhe partive opozitare për të mirën e vendit.Ilir Meta: “Zgjidhja është gjithmonë përmes dialogut, respektimit të institucioneve dhe bashkëpunimit.Besoj se kam ende mjaft hapësira për të rivendosur dialogun dhe të punuar për zgjidhje të përbashkëta”.Kryetari i kuvendit është takuar me kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ku palët vlerësuan iniciativat sipërmarrëse të banorëve si dhe nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve./Oranews.tv/