Kryeministri francez: Ngjarjet e mëdha sportive nuk do të jenë të rrezikuara nga terrorizmi
Ngjarjet e mëdha sportive në Francë si “Euro 2016”, apo “Tour de France”.“Franca nuk ka frikë dhe ngjarjet e mëdha sportive nuk janë në rrezik. Ne do t’i zhvillojmë ato”, deklaroi kryeministri francez, Manuel Valls i intervistuar nga Radio Evropa këtë mëngjes pas sulmeve të djeshme në Bruksel dhe konfirmimin për një kërcënim terrorist në rritje në Francë.Valls tha se ngjarjet e mëdha sportive, kulturore dhe popullore janë të domosdoshme të jenë të hapura dhe se “ne jemi një popull i lirë dhe nuk na bëjmë që të jemi të frikësuar”.Kujtojmë se Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve të nëntorit në kryeqendrën e saj. Valls tha se kjo gjendje do të përfundojë më 10 qershor para nisjes së kampionatit të futbollit.“Ne kemi marrë të gjitha masa e nevojshme të sigurisë në vend për të siguruar se kampionati evropian do të jetë i sigurt”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ketë “dyer të mbyllura”. UEFA tha një ditë më parë se kampionati i futbollit mund të zhvillohej me dyer të mbyllura./Ora News/