Naftëtarët në protestë, i vënë drynin uzinës: Shteti të na paguajë

Dhjetëra punëtorë të uzinës së përpunimit të thellë të naftës kanë protestuar sërish për pagat e prapambetura, që thonë se nuk i marrin prej 8 muajsh. Protestuesit kanë denoncuar dhe mundësinë e vjedhjes së naftës bruto që sipas tyre mund të hollohet dhe hidhet në treg si naftë e përpunuar.Ballsh-Punëtorët e Uzinës së përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh kanë protestuar sërish për mosmarrjen e pagave prej 8 muajsh.Naftëtarët kanë denoncuar mundësinë e hollimit të naftës bruto, duke u hedhur direkt në treg, çka mund të dëmtojë automjetetet që e përdorin.Të grupuar para uzinës, naftëtarët i kanë vënë drynin portës kryesore, si një mënyrë për moslejimin e vjedhjes së karburantit. Ata thonë se nuk do të ndalen, derisa të marrin pagesat e prapambetura dhe të KPTHN e Ballshit të rinisë nga puna./Oranews.tv/