Rezoluta për Shqipërinë, Balla: Kushti kryesor reforma në drejtësi
Deputeti Taulant Balla thotë se europarlamentarët që i hapën dritën jeshile miratimit të rezolutës për Shqipërinë, kanë dhënë mesazhe të qarta për politikën shqiptare, që të mos humbë kohë për miratimin e reformës në drejtësi, në rast se kërkon të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave për antërësim në union.Balla tregon edhe prapaskenat e miratimit të rezolutës nga Komisioni i Jashtëm në PE, por edhe orët që përjetoi në Brukel, pikërisht në kohën kur ndodhi sulmi në aeroportin e kryeqytetit belg.Një ditë pas kthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i PE, deputeti Taulant Balla, i cili përfaqësoi vendin tonë në mbledhje, thotë se mesazhi i europarlamentarëve ishte i qartë, duhet miratuar sa më parë reforma në drejtësi, për të hapur negociatat.Taulant Balla: “Thelbi i të gjithë këtij dokumenti është pikërisht reforma në drejtësi. Për shkak se reforma në drejtësi është lidhur me çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim. Thuhet qartë në paragrafin 5 të projekt rezolutës sepse do të jetë rezolutë pasi të kalojë në seancë plenare që i kërkohet Komisionit Europian që pas miratimit të reformës në drejtësi të sugjerojë, të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë”.Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të PE, nuk pati përfaqësues nga opozita. Deputeti Balla, thotë se miratimi i rezolutës nga Komisioni i Jashtëm, nuk ka qenë i lehtë.Taulant Balla: “Kishte një amendament që kërkonte që të ndërpritej procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Sigurisht nuk është tentativa e parë e këtyre përfaqësuesve të ekstremit të djathtë të Parlamentit Europian që tentojnë të bëjnë një gjë të tillë”.Deputeti Balla ndodhej ne Bruksel, në kohën kur ndodhi shpërthimi që la pas viktima dhe të plagosur. Ai jep këtë përjetim për atë çfarë ndodhi.Taulant Balla: “Kam pasur një koincidencë të tmerrshme por fatlume për shkak se kam qëlluar shumë pranë të dy prej shpërthimeve. Megjithatë është e rëndësishme që në këtë kuadër edhe institucionet e sigurisë shqiptare të forcojnë të gjitha masat me qëllim që akte të tilla të parandalohen sepse në fund të fundit janë qytetarët e thjeshtë të çdo vendi të cilët vuajnë nga kjo.Për sa i përket çështjes së Brukselit unë mendoj që dje nuk është sulmuar vetëm Brukseli dhe Belgjika. Dje është sulmuar Europa jonë, vlerat më të rëndësishme të Bashkimit Europian"./Oranews.tv/