Çarja e tubacionit në Barbullojë, uji i ndotur përzihet me ujëra të zeza

Qyteti i Lezhës ka probleme me furnizimin me ujë, pas çarjes së tubacionit në fshatin Barbullojë. Banorët thonë se ndonëse problemi është prezent prej dy vjetësh, askush nuk ka ndërhyrë për ta sistemuar, ndërkohë që dëmtimi i tubacioneve ka bërë që uji të jetë i ndotur dhe i pakonsumueshëm për t'u pirë.Derdhja e ujit në parcelat e fshatit Barbullojë ka sjellë probleme me furnizimin e qytetit të Lezhës.Prej të pakten 2 vitesh, tubacioni i ujësjellësit që furnizon qytetin e Lezhës përveçëse është çarë në 3 pika, përziehet edhe me ujërat e ndotur dhe më pas furnizon të Lezhën dhe Shëngjinin.Banor: “Uji i pijshëm ka më tepër se 3 vite që rrjedh ditë natë. Nuk merret njeri me atë punë. Në dimër njëherë këtu jam i mbytur”.Banor: “Nuk është normale për qytetarët. Jetojmë mbi 115 familje”.Banore: “Me rreshjet e Shëngjinit pinë populli se nuk di gjë se çfarë pi. Bashkohet me ujërat e zeza e me të gjitha, me mbeturinat e të gjithë lagjes”.I kontaktuar, Inspektoriati Shëndetësor i Lezhës nuk pranon të flasë, ndërkohë që askush nuk i ka informuar qytetaret e Lezhës për ujin e ndotur./Oranews.tv/