Edhe emigrantët në Idomeni bashkohen me popullin belg
Emigrantët dhe refugjatët në kampin në kufi mes Greqisë dhe Maqedonisë, kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre me viktimat e Brukselit, pas sulmeve me bombë në aeroport dhe metro.Një djalosh i vogël mban në duar një letër ku shkruhet: "Ndjesë për Brukselin" gjatë një proteste që është organizuar në kamp.Mijëra refugjatë kanë protestuar kundër autoriteteve duke i kërkuar atyre hapjen e kufijve dhe lejimin e kalimit për të vazhduar më pas udhëtimin e tyre në vendet e tjera të BE-së.Ala nga Siria thotë se bashkohet me dhimbjen e popullit belg."Më vjen shumë keq dhe të gjithëve këtu i vjen keq pas asaj që ndodhi në Bruksel. Ne jemi larguar nga Siria dhe Iraku për të njëjtat arsye, ndaj u larguam nga vendi ynë, nga shtëpitë tona. Për shkak të bombardimeve dhe sulmeve të ISIS. Ndaj mendoj se ndajmë bashkë të njëjtin fat" tha ai.Disa emigrantyë si Uesam nga qyteti historik sirian Palmira,tha se i frikësohet faktit se sulmet mund të kenë një impakt negativ në perspektivën e emigrantëve për të udhëtuar në të ardhmen në vendet europiane."Ajo çfarë ndodhi në Bruksel është keq për ne sepse tani Europa do të ketë frikë nga ne dhe kjo do të na i bëjë gjërat më të vështira" tha ajo.Më shumë se 12 mijë vetë, kryesisht nga Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani, po qëndrojnë në kampin në Idomeni me shpresën se në një moment të papritur kufijtë do të hapen dhe ata do të udhëtojnë sidomos drejt Gjermanisë.Gjithsesi, kufiri vazhdon të jetë i mbyllur hermetikisht dhe fati i tyre mbetet i paqartë.
/Oranews.tv/