Komentet denigruese, mediat online kundër ndryshimeve të propozuara
Nisma e ministrisë së Inovacionit për të bërë disa ndryshime në ligjin e vitit 2009 mbi "tregtinë elektronike" nga gazetarë dhe përfaqësues të mediave onlinë është quajtur censurë e fjalës së lirë.Blendi Salaj: Kemi rënë në një situatë censure që në opinionin tim si gazetar dhe si qytetar është jo e favorshme për fjalën e lirë në Shqipëri.Erebara: Fryma e qeverisë është drejt censurës, drejt kontrollit, drejt dhunës ndaj komentuesëve.Sipas ndryshimeve të parashikuara në draftin e hartuar nga ministria e Inovacionit administratorët e mediave online detyrohen të pengojnë publikimin e çdo komenti "që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi".Demi: Unë gjej 1001 lloj mekanizmash dhe mund t’i shpëtoj këtij ligji.Kikia: Fakti që qeveria mund të gjejë 1 mijë mekanizma për ti mbyllur gojën kësaj forme media që është sa e lirë aq edhe e shkalafitur tërësisht aq është edhe rrëeziku, por aq edhe nevoja që duhet rregulluar.Megjithatë gazetërët bien dakord me një nga nenet e draftit i cili parashikon vendosjen e një gjobë prej 200 mijë lekësh të reja për portalin I cili nuk heq komentet për të cilat pala e përmenduar ka bërë një ankesë. E paqartë për ta mbetet se cili do te jete autoriteti qe do të vendose gjoben dhe koha qe ka ne dispozicion per tu reaguar.Erebara: Ka ca gjëra në tregtinë elektronike që janë me të vërtetë të nevojshme për të pasur një masë ndëshkuese.Demi: Mund të ketë një filtër për komentet fyese personale, mund të caktohet një rrjet fjalësh që të censurohet automatkishit.Kikia: Futem në një qorrsokak ku të gjithë akuzojmë njëri-tjetrin për shpifje dhe nuk po kristalizojmë dot të bëjmë një media mirfilli online dhe unë mendoj se këtu ka nevojë për rregull. E bën ky ligj? Unë them jo.Tryeza ku merrnin pjese blogere dhe gazetare arriti në përfundimin për të dërguar një listë me sugjerime tek Ministrja Harito./Oranews.tv/