Dallgë të forta në det, pezullohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 17:39
Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimet në detin Jon në Vlorë.Linja e tragetit Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin ditën e sotme për shkak të dallgëve të fuqishme në det të hapur.Trageti qëndron në radë, ndërkohë që sipas orarit zyrtar duhej të nisej rreth orës 14 - 14.30.Dallgët kapin lartësinë e 5-6 ballë në det të hapur, dhe 4 ballë në gji. Edhe anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det për shkak të motit të keq./Ora News/