Sulmet në Bruksel, Ambasadorja e Holandës: E shokuar, duhet mposhtur frika

Një ditë pas sulmeve terroriste ne Bruksel, ambasadorja e Holandës Dewi van de Weerd shprehet se ndihet e shokuar nga aktet e xhihadistëve. Shoh frikë në njerëz, dhe kjo është ajo çka duhet luftuar për të mposhtur terrorizmin tha diplomatja holandeze.Dewi van de Weerd: “Ishte një moment i tmerrshëm dhe shokues. Është shumë e rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë që ne të luftojmë frikën që po mbillet nga këto akte terroriste dhe patjetër që do ta luftojmë”.Deklarata e Ambasadores Van de Weerd erdhi pas takimit me kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini, për projekte bashkëpunuese në të ardhmen, me fokus promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e jetesës së komunitetit./Oranews.tv/