Momentet e veçanta të britanikes në aeroportin e Zaventemit që priste një sulm të tretë

Një grua britanike i shpëtoi për pak sulmit me bombë të martën në aeroportin e Zaventemit në Belgjikë. Gruaja është filmuar e shtrirë për tokë, duke mos lëvizur.Ajo ka rrëfyer se priste një shpërthim të tretë, teksa e cilëson përvojën më të hidhur të jetës së saj.Pauline Graystone, jeton prej 20 vitesh në Belgjikë, ndërsa ishte në aeroportin e Zaventem me familjen e saj në momentin kur shpërthyen bombat. Gruaja ka shpëtuar paq nga sulmet.Fotot e saj kanë bërë xhiro në rrjet. Aeroporti i Zaventem  ndodhet rreth 11 km larg Brukselit./Ora News/