"Të propozojmë një grua presidente"

Një studim në nivel kombëtar evidenton se brenda mureve të shtëpisë nuk ka barazi gjinore. Studimi ka marrë në konsideratë intervistat e realizuara me 450 persona në 4 rajone dhe gjetjet kryesore të tij janë: 80% kanë pohuar se gratë janë të vetmet që kujdesen për pastrimin, gatimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Aleanca e grave deputete shkon me tej kur propozon që të kemi nje grua president. Shqipëria nuk ka arritur përmirësime të ndjeshme për barazinë gjinore. Një studim i bërë në nivel kombëtarë për përceptimet dhe qëndrimet për barazinë gjinore tregojnë hendekun mes grave dhe burrave për tu kujdesur për shtëpinë. 80% e të intervistuarve pohojnë se gratë janë ato që lajnë dhe hekurosin rrobat, pastrojnë shtëpinë, gatuajnë dhe lajnë enët.Për kujdesin dhe pastimin e shtëpisë gratë shpenzojnë më shumë orë se burrat; mesatarisht mbi 4 orë, kundrejt burrave me 2 orë.Gjatë prezantimit të studimit të UNDP, kryetarja e Alenacës së gGave deputete Mesila Doda evidetoi nevojën për të përgatitut një paketë të plotë ligjore për të mbështetur femrat në vështërsi ekonomike, dhe ato në karrierë.Znj.Doda tha se një presidente grua do të ndryshonte raportet e diskriminit gjinor.Mesila Doda:Kishim mundësi që të gjithë bashkë të çonim përpara një propozim. Ju e dini që pas pak do bëhet zgjidhja e presidentit. Në Shqipëri ka patur ministre, ka patur dhe kryeparlamentare e kryeprokurore por ka patur një kre shteti grua.Meqënëse kemi kaq shumë kohë që e provojmë me burrat dhe nuk besoj se jemi të gjithë të kënaqur nga prania e tyre pse most a provojmë që të jetë presidentja e ardhshme grua? Ta vendosim paraprakisht që zonjave në Shqipëri i takon një rol i tillë. Unë nuk besoj se shumë nga ato burra që kanë qënë president do kishin bërë ndonjë punë më të mirë se sa ndonjë grua në atë pozicion".Gratë dhe burrat ndajnë më shumë detyrat si: hedhja e mbeturinave, bërja e pazareve, pagesat e faturave dhe kujdesi i antarëve të familjes që kanë probelme shëndetësore. ne studimi është përfshirë anketimi I 450 personave në 4 rajone të vendit./Oranews.tv/