Harito: Ligji i konsultimeve publike dhe informimit lehtësojnë aksesin
Në lancimin e forumit të aktorëve të interesit, ministrja e Inovacionit Milena Hartito tha se 2 ligjet; Konsultimin publik dhe e drejta e Informimit publik, u jepet akses shoqërisë të njohin ndryshimet ligjore dhe vendimet e qeverisë. Hartio tha se tashmë grupet e interesit mund të hapin debate dhe të parashtrojnë argmentet mbi vendimet e qeverisë.Forumi i Aktorëve të Interesit është një mekanizëm se si duhet të funksionojë qeveria e hapur në Shqipëri. Ministrja e Inovacionit Milena Harito iu referuar 2 ligjeve të reja; Konsultimit Publik dhe e drejta e Informimit Publik, për të rritur transparencën mes qeverisjes dhe grupeve të interesit duke hapur debat dhe duke shtruar argumentet për ndyshimet ligjore.Milena Harito: Në radhë të parë kemi dy ligje të reja që prej dy vitesh që janë ligji për Konsultimin Publik dhe ai për Informimin Publik. Në kuadër të kësaj nisme dhe të bashkëpunimit tonë edhe më SHBA dhe BE, dy ligje që lehtësojnë aksesin në informacion dhe detyrojnë qeverinë që të konusltojë të gjitha ligjet gjerësisht.Gjithashtu Ministria Harito vlerësoi të sukseshem mekanizmat e tjera që ka zgjedhur qeveria si për të denoncuar raste korruprive si në portalin stop kurrupsionit, po ashtu dhe në rekrutimet që bëhen për të zgjedhur punonjësit e administratës.