Sulmet terroriste, Massafra: Bibla dhe Kurani, nuk kërkojnë të vrasësh
Sulmet terroristë në aeroportin dhe metronë e Brukselit janë dënuar nga Kisha katolike në Shqipëri. Kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë imzot Angelo Massafra thotë se duhet një strategji për të mposhtur terrorizmit, pasi as Blibla dhe as Kurani nuk të mësojnë të vrasësh.Akte të rënda që nuk kanë lidhje me besimin i cilëson sulmet terroriste në Bruksel, kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë imzot Angelo Massafra. As Bibla dhe as Kurani nuk thonë të marrësh jetë thotë Massafra duke dënuar sulmet në zemer të Evropës.Angelo Massafra: “Bibla dhe Kurani nuk thonë këto gjëra. Janë instrumentializuar këta njerëzit. Realizohet larja e trurit si diktatorët, sot këto grupe lajnë trurin dhe çojnë njerëzit për të bërë këto atentate të tmerrshme. Njeriut i duhet të arsyetojë, mos t’i bëjë të tjerëve atë që ti nuk dëshiron që të tjerët të bëjnë ty”.Sipas Imzot Masaffrës, Evropa duhet të ketë një strategji për të luftuar "terrorizmin" jo duke u përgjigjur me bombardime por dialog.Angelo Massafra: “Kudo që ndodhin këto atentate terroriste janë kundër njerëzimit, kundër zotit, kundër të gjithëve. Ata që bëjnë këto gjëra në emër të Allahut siç thonë ata nuk mund t’I bëhet keq askujt në emër të zotit. Është një krim kundër njerëzimit. Lus zotin që të ndriçojë mendjen këtyre njerëzve që kanë vendosur të vrasin veten e të vrasin të tjerët”.Edhe më herët kisha katolike ka dënuar sulme të tilla duke u lutur për paqe./Oranews.tv/