Situata në Idomeni, Emigrantët rezistencë: Nuk largohemi!
Mijëra emigrantë vijojnë të presin në kushte shumë të vëshira në kapin e Idomenit në kufirin greko-maqedonas me shpresën e hapjes së kufirit. Ata thonë se nuk kanë ndërmend të lëvizin që aty pavarësisht përkeqësmit të kushteve. Ndërkohë edhe marrëveshja turko europiane nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me ta, përveç faktit të ndihmës ndaj Greqisë.Kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë vijon të jetë i mbyllur, por emigrantët të cilët qëndrojnë prej kohësh të vendosur në kampin e Idomenit shprehen se nuk do të largohen, pavarësisht se situata sapo vjen e po përkeqësohet. Ndërkohë edhe marrëveshja turko-europiane nuk specifikon se çfarë do të ndodh me ta.Mbi 10 mije refugjatë po jetojnë në kushte të mjerueshme në këtë kamp, të përfshirë nga i ftohti dhe rreshjet. Shumica prej tyre janë të sëmurë dhe po ndihmohen vetëm nga organizatat humanitare. Një i moshuar nga Siria u shpreh se e vetmja gjë që ai dëshironte ishte të largonte nipërit dhe mbesat e tij nga zona e luftës dhe ti dërgonte tek babai i tij në Gjermani."Më dhemb shpirti për nipërit dhe mbesat e mija. I larguam nga lufta me shpresën se do t’i garantojmë një jetë më të mrië. Çfarë të keqe kanë bërë fëmijët?! Ata janë foshnje dhe po jetojnë këtu në mes të të ftohtit dhe sëmundjeve"- thotë ai .Një tjetër klandestine nga Aleppo tha se ndjehet e dëshpëruar sepse kërkon të takojë bashkëshortin që ndodhet në Gjermani."Situata këtu është shumë e keqe, fëmijët janë të uritur, është një kaos total. Kalova detin me deshiren per të mbërritur tek bashkëshorti im në Gjermani, por erdhëm këtu dhe jemi edhe më të frikësuar sesa në Siri. Nuk po na japin asnjë zgjidhje", deklaroi emigrantja siriane.Qeveria greke i ka bërë thirrje refugjatëve që të largohen nga kampi dhe t’i drejtohen qëndrave të pritjes, megjithatë emigrantët nuk po lëvizin me shpresën se një ditë kufiri maqedonas do të hapet.