Post Kongresi, debati i socialistëve zhvendoset në grupin parlamentar
Socialistët e kanë mbartur në mbledhjen e grupit debatin e zhvilluar në Kongresin e partisë. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se ka pasur diskutime në lidhje me referendumin ku për herë të parë kundër tij është shprehur edhe deputetja, Valentina Leskaj. Për herë të parë deputeti Kokëdhima nuk mohoi debatin me kreun e grupit duke deklaruar se Kongresi i dha të drejtë atij dhe jo Gramoz Ruçit.Diskutimet që përfshinë socialistët në Kongresin Zgjedhor u zhvendosën edhe në grupin parlamentar socialist ku u prekën çështjet referendare.Burime thanë se deputeti, Ben Blushi, ka pyetur se kur do të hapet fushata për referendumin dhe përgjigjia që i është dhënë, është se fushata ka nisur që sot.Mësohet gjithashtu se deputetja Mimzo Hafizi ka pyetur se përse statuti i ri i partisë u miratua vetëm në parim dhe jo nen për nen, por përgjigjia që ka marrë është se në çdo rast votimi është realizuar në këtë mënyrë.Në përfundim të mbledhjes së grupit kryeministri Edi Rama dha këtë përgjigje kur u pyet nga gazetarët se për cilën pyetje do përgjigjeshin anëtarët?Rama: Ohoooo, ne vazhdojmë punën, puna për të gjithë ju ka mbaruar.Ndërkohë, deputetja Dade teksa la mbledhjen, u dëgjua të thoshte "Nuk morëm vesh kush është pyetja".Kundër referendumit u shpreh për herë të parë, deputetja Valentina Leskaj.Leskaj: Nuk jam dakort, nuk ka nevojë për referendum, nuk ka pse të bëhet.Por, ajo çfarë surprizoi në mbledhjen e grupit, ishte deklarata e deputetit Koço Kokëdhima, që deri më tani kishte refuzuar përplasjen me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, por sot ishte i detyruar ta pranonte pasi evidentoi se Kongresi i dha të drejtë atij.Kokëdhima:Kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me humbjen ose jo të mandatit tim. Në statutin e Partisë Socialiste është e përcaktuar qartë se një mandat që fitohet në organet drejtuese të Partisë Socialiste për shkak të funksionit ushtrohet i plotë në çdo rrethanë. Siç shtypi është në dijeni, kemi pasur diskutime për reformën që kemi zhvilluar në Partinë Socialiste në jug. Unë i kam dhënë përgjigje kritikëve të mi edhe përmes votimit të delegatëve në Vlorë, ku jam votuar masivisht edhe për votimin në Kongres ku unë mora një mbështetje të qartë më shumë se 94% të votave. Pyetja nga Ora News: Keni bërë një organizim të çorganizuar që ju dëmton partinë" Kokëdhima: S’e kam dëgjuar këtë gjë nga askush deri më tani.Kokëdhima mohon që kjo të ketë lidhje me dërgimin e mandatit të tij në Kushtetuese.