Lista e zyrtarve që duhet të vetëdeklarohen, Mes tyre LLalla, Totozani dhe Sejko

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka ngritur strukturën e posaçme, pranë së cilës do të dorëzohen formularët e vetëdeklarimit që rrjedhin si detyrim i zbatimit të  ligjit dekriminalzimit. Krahas ngritjes së strukturës,  Kuvendi ka  publikuar dhe regjistrin me emrat e gjithë titullarëve, organeve kushteteuese, si dhe funksionarëve politikë, të cilët detyrohen nga ligji të dorëzojnë vetëdeklarimin pranë kryetarit të kuvendit. Për këtë çështje kryeparlamentari  Meta zhvilloi sot një takim dhe me kryeprokurorin Adriatik Llalla.  Tirane- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në detyrim të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit.Në përputhje me parashikimet ligjore kuvendi ka publikuar regjistrin "Për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit.Janë plot 109 funskionarë publikë përfshirë zyratrët e kuvendit, drejtuesit e organeve kushtetuese, apo zyrtarë të cilët zgjidhen në parlament, qeëduhet të vetëdeklarohen para kryetarit të kuvendit Ilir Meta.Formularin e vetëdeklarimit në kuvend do ta dorëzojnë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.Ligji i dekriminalizimit detyron dhe drejtues të tjerë të institucioneve shtetërorë të ngrenë strukturën e vetëdeklarimit për zyrtarët që kanë në juridiksion.Për të diskutuar mbi procesin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, si drejtues i institucionit që ka përgjegjësinë për të verifikuar thellësisht formularët e vetëdeklarimit për gjithë zyrtarët përfshirë deputetët.Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit të dekriminalzimit.Ndërkohë disa ditë më parë me urdhër të kreyprokurorit, në Prokurorinë e Përgjithshme u ngrit struktura e posaçme për dekriminalzimin e cila përbëhet nga tre oficerë që do verifikojnë gjith formularët e zyrtarve të lartë.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim, Kryeprokurorin  Adriatik Llalla dhe kanë diskutuar mbi vijimin e procesit të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.Po ashtu në qendër të diskutimeve kanë qenë përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimneve ligjore.Njëkohësisht Zyra e shtypit të Kevndit ka deklaruar nëpërmjet një njoftimi se Kryetari Ilir Meta ka nxjerrë urdhërin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët në zbatim të akteve të sipërcituara e paraqesin atë pranë tij. Regjistër për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit ( Nga drejtues apo anëtrë të organeve kushtetuese apo të krijuara me ligj që zgjidhen nga Kuvendi dhe stafi politik i Kuvendit)1 2 3 4(Foto: Lista e zyrtarëve që duhet të vetëdeklarohen)

Formulari i vetëdeklarimit