Lleshi leksion të hapur me studentët, apelon të rinjtë të marrin pjesë në votime
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Hëna e Plotë, Bedër” me temë “E drejta e votës”.Kryetarja e KQZ-së u ka folur studentëve mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, funksionet dhe detyrat e tij. Më tej ajo ka folur mbi rëndësinë e procesit të votimit dhe pjesmarrjes së të rinjve në ditën e zgjedhjeve.Lleshi i’u bëri apel të rinjve që të votojnë dhe të marrin pjesë në ditën e zgjedhjeve në 23 qershor, sepse vota është e lirë dhe e pavaruar, vota është thelbi i gjithçkaje, vota juaj mund të ndryshojë gjithçka, tha ajo.Prioriteti i KQZ-së tha Kryetarja e Komisionit, janë të rinjtë, edukimi zgjedhor i tyre, jo vetëm i atyre që votojnë për herë të parë por i të gjithë të rinjve sepse ata janë e ardhmja.Pyetjes së studentëve se, çfarë po bën KQZ-së për Personat me Aftësi të Kufizuara që edhe ata të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës, Kryetarja e KQZ-së u shpreh se Institucioni më i lartë zgjedhor ka marrë të gjitha masat që Personat me aftësi të Kufizuara në 23 qershor të votojnë.Kryetarja e KQZ tha se KQZ do t’u sigurojë maskat, rampat dhe çdo gjë të nevojshme që kjo kategori personash të kenë mundësinë të votojnë.Pjesë e diskutimeve të leksionit të hapur të drejtuar nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishin edhe vendimet e deri tanishme të KQZ-së, programet dhe projektet e KQZ-së për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente.Kryetarja e KQZ-së u that ë rinjve se pika kyçe proçesit zgjedhor është besimi i palëve tëk njëra-tjetra. Nëse partitë politike kanë besim tek njëra-tjetra, atëherë edhe procesi zgjedhor do të jetë i qetë, i pranueshëm për të gjithë dhe transparent.Lleshi u bëri apel studentëve të Univerisitetit Bedër, që të votojnë dhe të kontrollojnë emrin e tyre në listat e Gjendjes Civile dhe të mos e lënë për në momentin e fundit.Leksioni i hapur u mbyll me premtimin që studentët i bënë Krytares se KQZ-së që do të marrin pjesë në votime.