Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Drino, dyshohet se është shtetas i huaj

Tenativa për të hyrë si ilegal në Shqipëri i ka kushtuar me jetë një shtetasi të huaj. Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00 në lumin Drino poshtë urës së Leklit në Tepelenë është gjendur trupi i pajetë i një personi. Burime nga policia bëjnë me dije se kufoma është e seksit mashkull rreth 35 vjeç, ndërsa dyshohet se është shtetas i huaj.Po sipas policisë së Tepelenës viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe mendohet se po hynte ilegalisht nga Greqia, ku në tenativë për të shmangur postobllokun e policisë ka hyrë në lumë, ku dhe ka pësuar atak. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kufomës.