Listat e kandidatëve, KQZ miraton listat e 13 partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ-së, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 22 parti politike të cilat kanë paraqitur listat shumëemërore miratoi listat shumëemërore të 13 partive politike ndërsa vendosi të kthejë për plotësim të këtyre listave për 5 parti politike. Ndërkaq 3 parti politike kërkuan shtyrjen e marrjes së vendimit për listat shumëemërore të dorëzuara prej tyre, për në mbledhjen e ditës së shtunë, dt.11.05.2013, në orën 18.00.Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë të detajuar listat shumëemërore të partive të miratuara dhe listat shumëemërore që duhet të plotësohen nga partitë politike brenda datës 12.05.2013.Lista e partive politike që u shqyrtuan në mbledhjen e sotme:Nr.Subjektet zgjedhore1 Partia Social Punëtore Shqiptare (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Elbasanit)2 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar(u miratua)3 Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Vlores)4 Partia Reformatore Demokratike(u miratua)5 Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet(u miratua)6 Partia Demokristiane e Shqipërisë(u miratua)7 Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) (u miratua)8 Partia Ora e Shqipërisë (Shtyhet per ne mbledhjen e radhes)9 Partia për Personat me Aftësi të Kufizuar(u miratua)10 Partia Komuniste Shqiptare “8 Nëntori”(u miratua)11 Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë(u miratua)12 Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet(u miratua)13 Partia Ballit Kombëtar (Shtyhet per ne mbledhjen e radhes)14 Partia G99(u miratua)15 Partia Demokracia Sociale e Shqipërisë(u miratua)16 Partia Mendimi i Djathtë Liberal e Shqipërisë (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Elbasanit)17 Partia Alanca Demokristiane(u miratua)18 Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (Te kthehet per plotesim te listave shumeemerore ne qarkun e Lezhes, Kukesit, Dibres, Elbasanit dhe Gjirokastres)19 Partia Popullore Kristian Demokrate20 Partia Demokracia e Re Europiane (Shtyhet per ne mbledhjen e radhes)21 Partia Uniteti Kombëtar (Te kthehet per plotesim te listave shumeemerore ne qarkun e Elbasanit)22 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut(u miratua)