Shkoi për të festuar ditëlindjen me të dashurën, arrestohet 33 vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2016, 20:52
Shkoi për të festuar ditëlindjen në Itali me të dashurën, por përfundoi në pranga.Një shtetas nga Shqipëria i quajtur Ermir Likaj, 33 vjeç (i mbushi dje) u ndalua nga policia e vendit fqinj.Ai kishte shkuar për të takuar të dashurën që jeton në Liguria-siç shkruan Ansa- por u arrestua nga karabinierët e Courmayeur.Shkak i arrestimit u bë pasi ndaj shqiptarit kishte një urdhër dëbimi çka nuk e lejonte të kthehej në Itali.Ai është dërguar në Gjykatën e Aostas për gjykim të shkurtuar, ku është ridënuar me ndalim të hyrjes për 5 vitet e ardhshme. Ai është liruar në seancë. /Ora News/