Jolie në Athinë viziton kampin Idomeni takon dhe Tsipras

Një grup special i Kombeve të Bashkuara dhe aktorja hollivudiane Angelina Jolie është takuar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, pasi vizitoi më herët edhe kampin e Idomenit, ku pa nga afër situatën dhe kushtet në të cilat jetojnë mijëra vetë."Faleminderit për mbështetjen tuaj, për vizitën tuaj në këtë kohë kur kriza humanitare ka tërhequr vëmëndjen e të gjithë botës" i tha kryeministri grek Tsipras aktores, teksa e priti në zyrën e tij."Është një situatë shumë e vështirë, kryesisht tani në kufijtë veriore. Kemi mbi 30 mijë vetë të ngecur për shkak të vendimit të vendeve ballkanike, për të mbyllur kufijtë" tha Jolie.Më herët, Jolie ka vizituar një qendër pritjeje jashtë Athinës, aty ku strehohen mbi 700 emigrantë si dhe zyrat e përkohshme të UNHCR në portin e Pireut, porti më i madh tregtar i Greqisë, që tashmë është shdnërruar edhe në një vend strehimi për mbi 4 mijë emigrantë, që kanë ngritur tendat atje.UHNCR bëri të ditur se aktorja Jolie po viziton Greqinë bashkë me komisioneri e lartë të OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi dhe do të fokusohet në mbështetjen për emigrantët dhe aksesin për kushte më adekuate për ta,. Mbrojtje, asistencë ligjore mbi të gjitha për azil kërkuesit, sipas një programi të miratuar nga BE."Jam këtu për të riforcuar përpjekjet e UNHCR dhe qeverisë greke për të vijuar më tej në hapat që duhen ndërmarrë për ti dhënë fund kësaj situate e krize humanitare. Jam takuar me autoritetet, partnerët dhe vullnetarët që punojnë në terren, me synimin për të përmirësuar kushtet dhe për të sigruuar mbrojtjen e nevojshme" tha Jolie për mediat.UNHCR e ka kritikuar planin e hartuar nga BE për Turqinë, që pritet të marrë mbrapsht të gjithë emigrantët që kanë mbetur aktualisht të bllokuar në Greqi, në këmbim të një shume të konsiderueshme parashë./Oranews.tv/