Deklarata për Lushtakun, EULEX kritikon Hajredin Kuçin për ndërhyrje në drejtësi

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, ka kritikuar ashpër ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi në lidhje me deklaratat e tij për dënimin e Sami Lushtakut.Sipas EULEX-it, deklaratat e ministrit Kuçi mund të përceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike.EULEX- ka dal me një komunikatë zyrtare për qëndrimin e ministrit Kuçi para pak minutash.Në komunikatë shkruan;”Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë. EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike”.Pikërisht për shkak të deklaratave që ministri Hajredin Kuçi ka bërë, EULEX ka shtyrë mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit (BPSL) për të rishikuar progresin dhe forcuar qasjen e përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë.Njoftimi i plotë nga EULEX:Sot, EULEX-i, PSBE-ja, dhe zyrtarë të lartë të gjyqësorit të Kosovës, duke përfshirë Ministrin e Drejtësisë, kanë pasur në plan që të mbajnë mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit (BPSL) për të rishikuar progresin dhe forcuar qasjen e përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë.Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë.EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike.Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm.Pas kësaj deklarate të Ministrit të Drejtësisë, takimi i sotëm i BPSL-së shtyhet për një datë tjetër.