9 në pranga, trafikonin refugjatë me avion nga Greqia në Itali
Ajo që ishte paralajmëruar dhe ishte konsideruar si frika më e madhe ka nisur të ndodhë.Bllokimi i rrugës ballkanike që ka bllokuar në Greqinë më shumë se 46 mijë emigrantë ka rigjallëruar trafikimin e qënieve njerëzore.Mediat ndërkombëtare raportojnë se trafikantë që qëndrojnë rreth kampit Idomeni, ku qëndrojnë më shumë se 12 mijë refugjatë po u ofrojnë atyre ti sjellin në Shqipëri kundrejt pagesave.“ Rruga nga Greqqia për në Shqipëri kalon në terrene të ashpra por të kalueshme, të cilat aktualisht patrullohen rrallë", raportojnë mediat.Pas Shqipërisë, refugjatëve u thuhet se ata mund të kalojnë drejt Kosovës e më pas në Serbi të ndjekin rrugën drejt Malit të Zi apo të tentojnë një udhëtim prej 80 kilometrash përmes detit drejt Italisë.Skenarë të tillë tashmë përfliten prej kohësh, ndaj edhe autoritetet shqiptare kanë forcuar bashkëpunimin me ato italiane.Ndërkohë policia greke ka arrestuar 9 persona të cilët kishin ngritur një organizatë kriminale të trafikimit të refugjatëve me avion drejt Italisë.Sipas policisë, pjesë e grupit të përbërë nga sirianë dhe grekë ishte edhe ish-kryebashkiaku i Mesologjit.Zyrtarët grekë thanë se emigrantët dërgoheshin në Itali me avionë të vegjël të shoqërisë aeronautike të Mesologjit në Greqinë Qendrore.Refugjatët paguanin nga 4 500 deri në 7500 euro për person për rrugën drejt Italisë.Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të fituar nga veprimtaria e paligjshme dhe prova materiale të tjera inkriminojnë organizatën.

