Policia italiane publikon videon e grabitjes së Muzeut në Verona

Policia italiane ka publikuar një video në të cilën shfaqen pamje të hajdutëve teksa grabisin piktura dhe punime artistike, me vlerë miliona euro nga Muzeumi i Veronës.Policia sqaron se 12 vetë, të dyshuarit kryesorë si grabitësit e pikturave me vlerë 15 milionë euro, tashmë janë arrestuar.17 pikturat, përfshirë punimet e Tintoretto, Mantegna dhe Peter Paul Rubens, janë grabitur nga disa persona të armatosur pak çaste përpara se muzeumi "Castelvecchio" në Verona të mbyllej më datë 19 nëntor 2015.9 nga të arrestuarit janë nga moldavë dhe janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Moldavi, ndërsa 3 të tjerët janë italianë nga Verona.Ndërsa pikturat u gjetën gjatë bastisjes së shtëpive në Moldavi.