Portretet e fëmijëve që dëshmojnë dramën e luftës dhe një ëndërr!

Lufta 5 vjeçare në Siri ka lënë pas më shumë se 250 mijë të vdekur.Numri i të ikurve nga vendi, deri dje ndër më të zhvilluarit dhe me nivel më të lartë arsimor në rajon, është rreth 4.8 milionë persona. Thuajse gjysma e tyre janë fëmijë.Gazeta britanike “The Guardian”, ka publikuar portretet e 17 prej tyre. Ata kanë vetëm një ëndërr; të kthehen në shtëpitë e tyre.Lufta me gjasë do të zgjasë edhe ca, por mbase këta fëmijë do të kthehen një ditë në shtëpitë e tyre për të realizuar edhe ëndrrat e tjera. Fotot janë bërë në kampin e refugjatëve në qytetin verior të Jordanisë, Mafraq.[caption id="attachment_701245" align="alignnone" width="600"]1 Khalid Rakan, 10 vjeç nga qyteti Hana. Dëshiron vetëm të kthehet në shtëpi.[/caption][caption id="attachment_701246" align="alignnone" width="600"]2 Hanan Khalid, 7 vjeçe, nga Hasakah.[/caption][caption id="attachment_701247" align="alignnone" width="600"]3 Omar Suliman, 5 vjeç, nga Hasakah. Ka vetëm një dëshirë: Dëshiron të rritet.[/caption][caption id="attachment_701248" align="alignnone" width="600"]4 Mona Emad, 5 vjeçe. Dëshiron të shkojë Siri për të folur me babain e më pas për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.[/caption][caption id="attachment_701249" align="alignnone" width="600"]5 Hammad Khadir, 3 vjeç, nga Hasakah.[/caption][caption id="attachment_701250" align="alignnone" width="600"]6 Yasmeen Mohammed, 11- vjeçe, nga Eastern Ghouta. Ajo dëshiron të kthehet në shkollë dhe të shoh shoqet e saj.[/caption][caption id="attachment_701251" align="alignnone" width="600"]7 Mohammed Bandar, 12-vjeç, nga Hama. Dëshiron të bëhet doktor për të ndihmuar njerëzit.[/caption][caption id="attachment_701252" align="alignnone" width="600"]8 Mariam Aloush, 8 vjeçe, nga Homsi. Dëshiron të shkojë në shkollë.[/caption][caption id="attachment_701253" align="alignnone" width="600"]9 Zahra Mahmoud, 5 vjeçe, nga Deir ez-Zor[/caption][caption id="attachment_701255" align="alignnone" width="600"]11 Mayada Hammid, 8 vjeçe nga Hasakah: ‘Unë kujtoj çdo gjë nga Siria".[/caption][caption id="attachment_701256" align="alignnone" width="600"]12 Aya Bandar, 6-vjeçe, nga Hama.[/caption][caption id="attachment_701257" align="alignnone" width="600"]13 Hiba So’od, 6-vjeç, nga Hasakah: ‘Unë dëshiroj të bëhem mësues"[/caption][caption id="attachment_701258" align="alignnone" width="600"]14 Zahra al-Jassim, 10-vjeçe, nga Hama: ‘Unë ëndërroj të kthehem pas në Siri dhe të shoh shoqet e mia Raghd, Halima, dhe Najwa.’[/caption][caption id="attachment_701259" align="alignnone" width="600"]15 Ahmad Zughayar, 6-vjeç, nga Deir ez-Zour: ‘Unë kujtoj zhurmën e bombave në shtëpi".[/caption][caption id="attachment_701260" align="alignnone" width="600"]16 Amna Zughayar, 9-vjeç, nga Deir ez-Zour.[/caption][caption id="attachment_701261" align="alignnone" width="600"]17 Sajjida al-Hassan, 8-vjeçe, nga Hama: ‘Unë dëshiroj të rritem dhe të bëhem edukatore"[/caption][caption id="attachment_701254" align="alignnone" width="600"]10 Rakan Raslan, 11-vjeç nga Hama: ‘Unë dua të kthehem në shkollë në Hima. Atje kam shokët e mi. Gjithçka rreth shtëpisë sime ishte e shkatërruar nga lufta kur ne ikëm për në Jordan”[/caption]