Emërimi i ish-presidentit Lula në Brazil pritet me protesta
Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff ka emëruar shef të kabinetit të saj, ish-presidentin e vendit, Luiz Inacio Lula. Ky vendim ka shkaktuar protesta masive nga rradhët e qytetarëve, pasi Lula dyshohet se është i përfshirë në një cështje korrupsioni që lidhet me kompaninë gjysmë-shtetërore të naftës, Petrobras. Opinioni gjykon se një emërimi i ish-Presidentit në postin e shefit të kabinetit po bëhet për të rritur imunitetin e tij ndaj organeve gjyqsore.Presidentja e Brazilit, Dilma Rouseff, ka emëruar ish-presidentin e vendit, Luiz Inacio Lula në krye të kabinetit të saj qeverisës. Vendimi u cilësua nga opinioni vendas si një mënyrë për t'i dhënë sa më shumë imunitet Lulës ndaj organeve gjyqsore, pasi ai dyshohet se është i përfshrë në një cështje korrupsioni që ka të bëjë me kompaninë gjysmë-shtetërore të naftës, Petrobras. Por një gjë e till është hedhur poshte nga Presidentja Dilma Rouseff e cila tha se emërimi i ish-presidentit si shef kabineti ka për qëllim forcimin e qeverisë dhe se personat të cilët e kundërshtojnë emërimin e tij nuk duan një shtet më të fortë. Në bazë të legjislacionit Brazilian, antarët e kabinetit mund të thirren përpara trupit gjykues vetëm nga gjykata supreme e vendit. Vendimi i Presidentes Rouseff u pasua nga protestat masive të qytetarëve brazilianë.Vetëm disa javë më parë, Lula u mor në pyetje nga prokurorët në lidhje me skandalin e Petrobras, por më pas u la i lirë deri në një vendim të dytë. Së bashku me të u arrestuan edhe dhjetëra persona të tjerë ku përfshiheshin biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë. Ata janë ende nën hetim për llogari të operacionit "Larja e Makinës". Luiz Inacio Lula e ka drejtuar vendin për dy mandate dhe vite më parë gëzonte reputacion në rradhët e qytetarëve si një politikan i cili nxorri shumë persona nga varfëria dhe e orientoi Brazilin drejt një zhvillimi të bujshëm ekonomik. Megjithatë, figura e tij është zbehur së fundmi, për shkak të një sërë skandaleve që lidhen kryesisht me korrupsionit.