Emigrantët, Tusk: Jam më shumë i kujdesshëm sesa optimist mbi marrëveshjen
Duke folur nga samiti i emigrantëve që po mbahet në Bruksel, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar do të tregohet më shumë i kujdesshëm sesa optimist sa i përket negociatave në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje me Turqinë.Ai nënvizoi se gjetja e një gjuhe të përbashkët me qeverinë e Ankarasë është mjaft e rëndësishme, teksa shtoi se diskutimet do të bazohen në tre principe kryesore."Vetëm nëse punojmë bashkë dhe të koordinuar do të arrijmë që të shënojmë sukses. Jam i kujdesshëm dhe optimist në të njëjtën kohë, por për t'u treguar i sinqertë do të jem më shumë i kujdesshëm sesa optimist në negociata. Theksoj se arritja e një marrëveshjeje duhet të bazohet në tre principe. Së pari, akordi duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha vendet antare. Së dyti, marrëveshja duhet të jetë në përputhje me ligjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Dhe së treti, duhet të sigurohemi që marrëveshja të jetë strategjike dhe të na rikthejë zonën Schengen."Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësues nga qeveria e Turqisë do të diskutojnë rreth marrëveshjes paraprake të diskutuar me palëve.Sipas planit, Turqia do të marrë mbrapsht të gjithë emigrantët e bllokuar në Greqi për t'i rishpërndarë këta të fundit në vendet europiane, kur situata të jetë disi më e stabilizuar.Në këmbim të kësaj mase, Ankaraja do të marrë 6 miliardë euro si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët brenda muajit qershor të këtij viti.Megjithatë, sipas raportimeve të bëra nga mediat ndërkombëtare, drafti i ri parashikon edhe disa sfida për Turqinë.Liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë nëse qeveria nuk do të përmbushë objektivat e përcaktuar në një draft me 72 kritere të vendosura nga BE-ja.Gjithashtu, fondi pre 6 miliardë eurosh i premtuar nga blloku me 28 antarë, nuk do të kalojë i plotë në rast se nuk do të shënohen rezultate pozitive, pas dhënies së kësteve të para.