Ligji për falje të krimit zgjedhor, "topi" në duart e Presidentit Ivanov

Tani radhën e ka presidenti i shtetit. Prej tij varet nëse do të shfrytëzojë faljen, në çfarë rasti, për cilët persona dhe për cilat vepra, thotë ish gjykatësja Margarita Caca Nikollovska pas vendimit të djeshëm të kushtetueses.Me kthimin në fuqi të Nenit 11 nga Ligji për falje, presidenti Gjorgje Ivanov përsëri ka të drejtë diskrete të falë pa procedurë të më hershme dhe në cilëndo fazë të ndjekjes penale.“Në këtë mënyrë, faktikisht do të minohet e tërë puna e PSP-së, edhe pse të gjitha partitë politike janë pajtuar që e njëjta të formohet dhe të punoj. Cili do të jetë funksioni i PSP-së nëse presidenti i cili ka mundësi që në fillim të ndjekjes të merë aksione për falje dhe për lëndë të tilla ku do të intervenojë Prokuroria Speciale? Çështja e funksionimit të tij dhe gjykatave është vënë nën pikëpyetje të madhe," u shpreh Margarira Caca Nikollovaska, ish gjykatëse.Ismet Ramadani ishte anëtarë i komisionit për falje gjatë kohës së mandatit të parë të presidentit Ivanov në periudhën 2009-2014.Ai thotë se ka pasur situata kur edhe krahas mendimit pozitiv të komisionit për të falë person të caktuar, presidenti ka refuzuar sepse megjithatë fjala e fundit është e tij.Por tani situata është më komplekse sepse nuk ka kufizime të falen ato kategori të ndjeshme që trajtoheshin si vepra të mëdha dhe për të cilat deri më tani nuk kishte falje si pedofilia, kontrabandimi i lëndëve narkotike dhe të dënuarve për krim zgjedhor.Ndryshimet e Ligjit për falje në vitin 2009 aprovuan me propozim të VMRO-DPMNE-së të cilët angazhoheshin kategoritë kontestuese të të dënuarve të mos mund të falen.Atëherë u ndryshua Ligji sepse presidenti i asaj kohe Branko Crvenkovski fali kryetarin e Strumicës, Zoran Zaev i cili ishte i dyshuar nga pushteti për gjoja krim financiar.Tani Ligji përsëri po ndryshohet, në kohën kur krerë të VMRO-DPMNE-së dyshohen për krim zgjedhor dhe ballafaqohen me akuzë./Alsat-M/