Ekzekutimi i ish-efektivit të policisë, hetohet aktiviteti kriminal në Francë

Pista kryesore mbi të cilën po heton policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin e ish-policit Ajet Zeqaj është ajo e përfshirjes së 35 vjeçarit në aktivitete kriminale në Francë, ku ai ka jetuar që prej largimit nga Shqipëria në vitin 2007.Dhjetëra persona, kryesisht të afërm dhe shokë të viktimës janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm të 35-vjeçarit.Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe disa banorë të zonës pranë vendit ku ndodhi ekzekutimi u tipit mafioz. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambjenteve pranë vendit të ngjarjes.Edhe arma e krimit, pistoletë tip beretë me silenciator u gjet pranë vendit të ngjarjes policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë gishtash, cka tregon se autori ka qënë profesionist dhe është kujdesur për të mos lënë asnjë gjurmë, ndërsa ekzekutimi është studiuar mirë prej tij apo bashkëpunëtorëve.Vrasja ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbremjes së të mërkurës, 16 Mars 2016,  pak minuta para se të përfundonin ndeshjet e Champions League.Autori i ka zënë pritë në rrugicën e pandriçuar duke qëlluar me 6 plumba në drejtim të tij. Edhe pse vendi ku ndodhi vrasja monitorohet nga 4 kamera biznesesh ai ka qëndruar dhe më pas ekzekutuar zeqajn përballë një dyqani ushqimesh jashtë rrezes së kamerave të sigurisë. Autori ishte i veshur me te zeza dhe me kapelë sportive në kokë.Për këtë ngjarje dhe situatën e rendit në vend PD akuzon qeverinë se është në partneritet me kriminSipas PD Rama ka prioritet luftën brenda partisë dhe tenderat e koncesionet për miqtë, dhe jo luftën kundër krimit.[caption id="attachment_701287" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku u ekzekutua Ajet Zeqaj Ne foto: Vendi ku u ekzekutua Ajet Zeqaj[/caption][caption id="attachment_701286" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Viktima Ajet Zeqaj Ne foto: Viktima Ajet Zeqaj[/caption][caption id="attachment_701284" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Viktima i shtrire ne toke ne vendin ku u ekzekutua Ne foto: Viktima i shtrire ne toke ne vendin ku u ekzekutua[/caption][caption id="attachment_701283" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku u ekzekutua Ajet Zeqaj Ne foto: Vendi ku u ekzekutua Ajet Zeqaj[/caption]/Oranews.tv/