Strasburgu dënon sërish Shqipërinë, mbi 10 milionë euro për pronarët

Pronarët e pronave në Shqipëri gjejnë të drejtën e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.Në një vendim të publikuar sot nga kjo Gjykatë, shteti shqiptar është i dënuar të paguaj 10 milionë e 700 mijë euro në çështjen e ngritur “Rista kundër Shqipërisë”.Në fakt, Gjykata ka shqyrtuar gjithsej 7 çështje që kanë të bëjnë me pronarë të ndryshëm nga Shqipëria. Në bazë të vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguaj shumën brenda tre muajve, ndërsa parashikohen penalitete nëse nuk zbatohet vendimi.Qeveria Shqiptare ka pretendur se:Duke pasur parasysh faktin se në kohën e konfiskimit ngastra e tokës ka qenë bujqësore, Qeveria propozoi që çmimi i referencës për tokën bujqësore duhet të zbatohet, në bazë të hartave të vlerësimit të vitit 2014, që është 230 lekë / m/2.Por, Gjykata e Strasburgut ka vleresuar se:"Gjykata shqyrtoi të njëjtat parashtrime të bëra nga palët në gjykimin e saj në rastin e Sharrës dhe të tjerët. Gjykata arriti në përfundimin se dëmi financiar duhet të përcaktohet në bazë të hartave të vlerësimit të pronës të vitit 2008 (shih Sharrës dhe të tjerë, cituar më lart, Manushaqe Puto dhe të tjerë, cituar më lart, dhe Vrioni dhe të tjerë kundër Shqipërisë. Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për tu larguar nga këto përfundime " .Ky vendim, vjen tre jave pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.133/2015 PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE i cili në Nenin 3 parashikon që shtrin efektet, sa i takon vlerësimit financiar, për: b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre.Ky nuk është vendimi i parë i kësaj Gjykate kundër Shqipërisë për çështjen e ish-pronarëve.Në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata e Strasburgut vendosi të penalizonte shtetin shqiptar me një shumë prej 5 milionë eurosh, por vendimi i tanishëm është shifra më e lartë kundër Shqipërisë, çka vë në vështirësi financat e vendit.Padia e parë është bërë më 29 shtator të vitit 2014 nga trashëgimtarët e Kurtesh Gjikolli, i ndjekur më pas edhe nga paditës së tjerë.Në vendim thuhet se qeveria shqiptare e përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit nuk arriti të dorëzonte dhe të provonte me shkrim se pronat ishin kompensuar në mënyrë të drejtë.Gjykata e Strasburgut konstaton se autoritetet shqiptare kanë dështuar gjatë shumë vitesh për të zbatuar vendimet e gjykatave në vend për të kompensuar pronarët, duke shkelur të drejtat e tyre.vendim2/Ora News/