Bankier për një ditë, Banka Amerikane e Investimeve pret në ambientet e saj fëmijë

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Banka Amerikane Investimeve është bërë pjesë e kësaj iniciative ndërgjegjësuese për të njohur fëmijët me rëndësinë e parasë dhe të kursimit. ABI Bank mirëpriti në ambientet e saj fëmijët e punonjësve të bankës dhe të punonjësve të Dhomës Amerikane të Tregtisë për t'i njohur ata nga afër me rolin e bankave në shoqëri dhe me paranë.Banka Amerikane e Investimeve bëhet pjesë e nismës ndërkombëtare të Javës së Parasë.Në këtë kuadër ABI bank mirëpriti  në ambientet e saj fëmijët e punonjësve të bankës dhe të punonjësve të Dhomës Amerikane e Tregtisë për t'i njohur ata nga afër me rolin e bankave  në shoqëri, si dhe me mënyrat më të mira për të krijuar një marrëdhënie të shëndoshë me paranë.Emis Cerava: Banka Amerikane e Investimeve këta fëmijë sot i ka kthyer në bankierë për një ditë dhe ne mendojmë se kjo është një metodë shumë e mirë që fëmijët të kuptojnë se përse shërben banka dhe kush është aktiviteti i saj në jetën tonë të përditshme. Në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar “Java globale e parasë”, është një iniciativë ndërgjegjësuese ku ka për qëllim të nxisë kursimin dhe njohjen me lekun e fëmijëve dhe të rinjve në mënyrë argëtuese dhe interaktive.Sot të gjitha degët e Bankës Amerikane e Investimeve në vend organizuan aktivitete të ngjashme me fëmijë dhe të rinj.Kjo nismë përputhet plotësisht jo vetëm me misionin e Javës Globale të parasë por dhe me sloganin e ri të sapolançuar nga ABI Bank i cili është "Investo në optimizëm".ABI Bank beson se fokusi për zhvillimin e sektorëve të rendësishëm të ekonomisë i të gjithë aktorëve në treg do kenë ndikim pozitiv afatgjatë për sistemin bankar dhe ekonominë shqiptare në tërësi.