Sherr masiv midis shqiptarëve dhe italianëve për një birrë

Dy shqiptarë dhe 5 italianë përfunduan në pranga, ndërsa shumë të tjerë janë ende në kërkim. Shkak u bë një sherr masiv në një lokal në Palestrina të Italisë fqinje.Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës, ndërsa 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.Shqiptarët e arrestuar janë 26 vjeçari me iniciale B.C dhe 25 vjeçari me iniciale K.D. Midis italianëve të arrestuar, është edhe pronari i lokalit.Grupi i madh i njerëzve ishte mbledhur për të parë një ndeshje futbolli, ndërsa i gjithë konflikti nisi për shkak të një birre të papaguar nga 26 vjeçari shqiptarë. Shqiptari punonte si banakier në të njëjtin lokal.I riu nga Shqipëria tha në polici se ishte fyer nga pronari me shprehje raciste, ndaj kishte nisur edhe sherri brenda lokalit për të vazhduar edhe jashtë tij. I riu kishte përplasur derën dhe kishte dalë prej andej.Skena ishte parë nga djali i pronarit italian dhe më pas edhe ai kishte ndërhyrë.Në ndihmë të shqiptarëve erdhën edhe bashkatdhetarë të tjerë, e po kështu edhe pronarit italian iu bashkuan bashkëkombës të tij.Sipas dëshmive, incidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit. Shqiptari tjetër i arrestuar pretendon se ka ndërhyrë thjesht për të shuar sherrin.Gjyqi ndaj tyre është caktuar më 3 tetor, ndërsa të arrestuarit do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë./Ora News/