Elbasan, falsifikonte dokumenta, në pranga agjenti i kompanisë së sigurimeve

Një 47-vjeçar, me detyrë agjent në një kompani sigurimesh, u arrestua pasditen e sotme nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumenta në këmbim të parave. I arrestuari është shtetasi, Dhimitër Peqini, ndërsa policia bën me dije se i arrestuari ishte në hetim prej rreth 6 muajsh, derisa u dokumentua veprimtaria e tij.Të njëjtat burime policore bëjnë me dije se Peqini falsifikonte dokumenta në këmbim të shumës 100 mijë lekë. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.