Monumentet e kulturës me qera, Zhiti: Ka kritere të forta për subjektet

Kala, kisha, xhami, manasitre, bazilika, të cilat janë Monumente Kulturore do tu jepen me qera subjekteve private, por në kontroll të vazhdueshëm për mos degradimin e tyre. Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Turizimi, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Enton Deraj, tha se subjektet mund të aplikojnë por dhënia me qera do të vendoset nga një kolegj pasi më parë të jenë plotësuar kushtet.Të tilla Monumente në shqipëri që mund të lihen me qera janë 40 objekte. Ministri i TKRS-së, Visar Zhiti, tha se nuk bëhet fjalë për shitje dhe as për Monumente që mund të përfundojnë në rrënoja. Përkundrazi kjo nismë është parë në mirëmbajtjen e tyre për shkak se dhe fondet e kësaj Ministrie nuk janë të konsiderueshme.Kur kjo nisëm nisi të aplikohet në terren, arkeologët dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore shprehën shqetësimin se shteti po shet këto objekte të trashëgimisë kulturore, ku shembujt u dhanë për kalanë Lukovës apo disa dëmtime të ndodhura në Lezhë.Ministri Zhiti tha se qëllimi i kësaj nisme është mirëmbajtja dhe përdorimi i këtyre objekteve apo hapësirave, por pa i degraduar ato.